Agjencia e OKB-së: Ndihmat humanitare janë bllokuar prej më shumë se një muaji
Ka kaluar më shumë se një muaj që kur Izraeli ndaloi hyrjen e ndihmave thelbësore humanitare në Gaza, ndërkohë që Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njofton se po vazhdon të ofrojë ndihmë me rezervat që i kanë mbetur.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), UNRWA shkruan se furnizimet “po shterojnë dhe situata po bëhet e dëshpëruar”.
“Rrethimi duhet të marrë fund dhe ndihma humanitare duhet të lejohet të rikthehet në Gaza,” shtoi agjencia.
Bllokada humanitare ka përkeqësuar krizën ekzistuese në Rripin e Gazës, ku mungesa e ushqimit, ujit dhe trajtimit mjekësor po arrin nivele alarmante. /mesazhi