Situata në Gaza përkeqësohet nga ora në orë, Izraeli po shënjestron zona të mbipopulluara

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet me shpejtësi, duke rikujtuar javët e para të këtij konflikti që është cilësuar gjenocidal.

Sulmet e intensifikuara dhe zjarri i rëndë i artilerisë në pjesën lindore të qytetit të Gazës kanë qenë të pandërprera për ditë me radhë. Ndërkohë, lagjet Shujayea dhe Zeitoun po përballen me shkatërrime të sistematizuara të banesave, të shoqëruara me shpërthime të fuqishme që dëgjohen pandërprerë prej afro dhjetë ditësh.

Sipas burimeve spitalore, sulmet izraelite po shënjestrojnë gjithnjë e më shumë zona të mbipopulluara, duke rritur ndjeshëm numrin e të plagosurve dhe viktimave. Mungesa akute e furnizimeve mjekësore po përkeqëson edhe më tej situatën, ndërsa mjekët raportojnë se shumë të plagosur vdesin për mungesë të trajtimit të duhur.

Mjekët në Gaza gjithashtu kanë raportuar se po përballen me raste plagosjesh dhe djegiesh të rënda, të cilat janë jashtë përvojës së tyre të zakonshme dhe për të cilat mungojnë mjetet e nevojshme për trajtim. Në mesin e viktimave të fundit janë raportuar edhe pesë fëmijë të vrarë nga një sulm ajror në qytetin e Gazës.

Sistemi shëndetësor tashmë i gjunjëzuar është në kolaps total, duke mos mundur të ofrojë as shërbime minimale për të plagosurit.