Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Situata në Afganistan, KS i OKB -së mblidhet sot

Situata në Afganistan, KS i OKB -së mblidhet sot

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet për të diskutuar në lidhje me situatën në Afganistan.

Lajmin e bëri të ditur një burim diplomatik për CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres do të informojë Këshillin, me konsultimet private që do të pasojnë, tha po i njëjti burim.

Në fjalimet javën e kaluar, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga bashkësia ndërkombëtare.

Exit mobile version