Situata me zjarret në Kosovë, e menaxhueshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se në Kosovë gjendja me vatrat e zjarreve është e menaxhueshme deri më tani.

‘’Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht 2021 ne komunën e Vitisë, Fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet në dispozicion të komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe komunat fqinje si Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupeq, është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal’’, thuhet në njoftim.

Mitrovica është ndër të vetme komuna që aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri.

Në fund, AME-ja apeloi te të gjithë qytetarët e Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve (pa kontroll të rreptë), dhe të raportojnë zjarret sa më shpejtë në numrin unik emergjent ‘’112 pa pagesë’’.