Situata me COVID-19 – 2,044 raste aktive, 15 në gjendje të rënduar dhe 567,280 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat

Javët e fundit në vend kanë shënuar rënie të rasteve të infektimit me coronavirus në vend, ndërsa si rrjedhojë ka rënë edhe numri i rasteve aktive me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,044.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,194, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirus kanë vdekur 2,962 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Pas rënies së numrit të të infektuarve me coronavirus ka rënë edhe numri i pacientëve që ka nevojë për shërbime spitalore.

Sipas raportit të fundit nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 176 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 122 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 36 pacientë; Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid-19; Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë; Spitali i Prizrenit, 7 pacientë; Spitali i Gjakovës, 15 pacientë; Spitali i Pejës, 26 pacientë; Spitali i Gjilanit, 12 pacientë; Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë; Spitali i Ferizajt, 18 pacientë.

Javën e fundit të shtatorit, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), kishte njoftuar se është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror-COVID në QKUK dhe kjo pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me coronavirus.

ShSKUK po ashtu ka rikthyer operacionet jo emergjente si dhe ka rifilluar puna në ambulancat specialistike në ShSKUK.