Sanksionet Amerikane nuk ja ndaluan Huawei përdorimin e Android, por i kufizuan funksionalitetet.
Një përditësim në HarmonyOS, sistemi operativ i zhvilluar nga Huawei, do të thotë se tashmë mund të instalohet në një gamë të gjerë produktesh, përfshirë smartfonët.
Sistemi operativ për smartfonët do të debutojë më 2 Qershor. Vendosja e Huawei në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar bllokoi Huawei nga përdorimi i platformës Android të Google dhe si rezultat aplikacioneve jetike si Gmail.
Megjithatë Huawei thoshte se nuk e konsideronte HarmonyOS si një zëvendësim të Android i cili gjendet i instaluar në 85.4% të smartfonëve të shitur.
Pjesën tjetër të tregut e ka Apple iOS prej 14.6% sipas firmës analitike IDC. Deri më sot HarmonyOS ka qenë i disponueshëm vetëm në disa televizorë inteligjentë.
Sanksionet Amerikane nuk ja ndaluan Huawei përdorimin e Android, por i kufizuan funksionalitetet.
Sipas agjencisë Kineze të lajmeve Xinhua, Huawei pret që afro 300 milionë pajisje të kenë sistemin operativ HarmonyOS deri në fund të këtij viti. /PCWorld