Sistemet AI të Google arrijnë sukses në konkursin ndërkombëtar të matematikës

DeepMind, njësia AI e kompanisë, publikoi rezultatet e fundit të modeleve të saj të reja AI quajtur AlphaProof dhe AlphaGeometry 2, duke zgjidhur 4 prej gjashtë pyetjeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës 2024.

 

Google zbuloi një çift sistemesh të inteligjencës artificiale ditën e Enjte duke demonstruar avancimet në zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore, një aspekt kyç i zhvillimit të AI gjeneruese.

Modelet aktuale AI, të cilët funksionojnë në mënyrë statistikore duke parashikuar fjalën e radhës, kanë hasur vështirësi me matematikën e cila kërkon fuqi më të mëdha arsyetimi e ngjashme me inteligjencën njerëzore.

DeepMind, njësia AI e kompanisë, publikoi rezultatet e fundit të modeleve të saj të reja AI quajtur AlphaProof dhe AlphaGeometry 2, duke zgjidhur 4 prej gjashtë pyetjeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës 2024.

Google tha se një pyetje u zgjidh brenda pak minutash por të tjera morën deri në tre ditë, më shumë sesa limiti i konkursit. Ende rezultat janë më të mirat arritur nga AI gjer më sot.

Kompania tha se AlphaProof u krijua duke kombinuar një version të Gemini me AlphaZezo, një sistem tjetër AI që tejkalonte njerëzit në lojëra si shahu. AlphaProof zgjidhi tre probleme të konkursit, përfshirë pyetjen më të vështirë e cila u zgjidh vetëm nga 5 prej 600 pjesëmarrësve në konkurs.