Siria mirëpret dënimet ndaj sulmit Izraelit

Ministria e Jashtme e Sirisë ka përshëndetur anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënuan një sulm vdekjeprurës izraelit pranë Deraas, duke bërë thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund agresionit të tij.

“Sot pamë një përshkallëzim të dukshëm të agresionit izraelit, ku u vranë gjashtë civilë të pafajshëm,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Izraeli ka bombarduar Sirinë për vite, duke pretenduar se synon forcat e mbështetura nga Irani. Megjithatë, Siria thotë se këto sulme vazhdojnë pa asnjë pengesë, pavarësisht tërheqjes së grupeve të lidhura me Iranin nga vendi. /mesazhi