Siria lejoi importin e naftës për t’i përmbushur kërkesat e tregut vendas

Autoritetet siriane kanë hapur derën për importin e naftës nga të gjitha subjektet ndërkombëtare dhe tregtare për ta furnizuar tregun vendas me derivate.

Ministri sirian i naftës Ghiath Diab tha për televizionin shtetëror se masa ishte e nevojshme sepse Siria po përballet me një mungesë serioze të produkteve të naftës në treg.

“Do të shpallen tenderët për importin e naftës dhe ne do t’i kontraktojmë opsionet më të mira në dispozicion”, tha Diab, duke shtuar se Siria tashmë importon rreth 15.000 tonë në ditë.

Regjimi i rrëzuar i Bashar al-Assad-it mbështetej shumë tek aleatët, veçanërisht te Rusia dhe Irani, për të përmbushur kërkesën lokale për naftë bruto.

Kjo është e dukshme nga raporti i agjencisë së analizës së tregut të naftës Kepler, por aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare për nevojat ditore të Sirisë për naftë bruto, në dispozicion të publikut.

Së fundmi, ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar njoftoi se Türkiye do t’i rrisë furnizimet me energji në Siri për të kontribuar në stabilitetin në vend dhe rajon.

Muajin e kaluar, grupet kundër regjimit përmbysën regjimin e Asadit në Siri dhe vendosën një qeveri kalimtare të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa.