Siria dënoi bombardimet izraelite në provincën perëndimore Daraa të martën, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për shkeljet e sovranitetit nga ana e Tel Avivit dhe krimet kundër qytetarëve të saj, transmeton Anadolu.
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një inkursion dhe bombardim izraelit në qytezën Koya në Daraan perëndimore të martën.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme siriane denoncoi “agresionin e vazhdueshëm izraelit në territorin sirian, i cili shënoi një përshkallëzim të rrezikshëm në qytezën Koya në Daraa”.
Ky përshkallëzim “ishte i fundit në një seri shkeljesh që filluan me inkursionet izraelite në provincat Quneitra dhe Daraa dhe sulmet e vazhdueshme në territorin sirian”, tha ministria, duke e quajtur atë “një shkelje të hapur të sovranitetit kombëtar dhe ligjit ndërkombëtar”.
Siria “i refuzon kategorikisht këto krime” dhe bën thirrje për “hetim ndërkombëtar për veprat e kryera kundër të pafajshmëve dhe për shkeljet e Izraelit”, pohoi ministria.