Shtatë vullnetarë të mbrojtjes civile siriane, të njohur si “Helmetët e bardhë”, janë vrarë të shtunën në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Hossam Halaq, zëdhënësi i mbrojtjes civile tha se disa sulmues të armatosur kryen sulm ndaj kampit të tyre në qytetin Sarmin në provincën Idlib.
“Sulmuesit vodhën dy autoambulanca, helmeta dhe pajisje komunikimi”, tha Halaq për AA.
Tani për tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Mbrojtja civile siriane ose “Helmetat e bardhë” është aktive në rajonet nën kontroll të opozitës siriane.
Siria është përfshirë nga lufa civile që nga fillimi i vitit 2011, kur forcat e regjimit të presidentit Bashar Al-Asad ngulfatën protestat prodemokratike në mënyrë të ashpër. Që atëherë mijëra njerëz janë vrarë, ndërsa milliona janë shpërngulur.