Njoftohet se konflikte intensive po përjetohen mes forcave të regjimit dhe opozitarëve në lagjet Kabun dhe Xhobar në lindje të kryeqytetit Damask të Sirisë raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i komitetit të koordinimit lokal të Sirisë, Jusuf el-Bustani në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në lagjet Kabun dhe Xhobar po përjetohen konflikte të ashpra mes opozitarëve dhe forcave të Bashar al Asadit.
Duke vënë në dukje se forcat e Asadit kërkojnë të përparojnë drejt këtyre lagjeve, Bustani ka theksuar se opozitarët kanë ndaluar përparimin e forcave të regjimit.
“Forcat Asadit që prej një kohe të gjatë sulmojnë nga ajri dhe toka lagjet Kabun dhe Xhobar. Edhe në sulmet e sotme forcat e qeverisë së Damaskut për shkak se kanë pësuar humbje në rajonet Kabun, Xhobar dhe Sabka kanë sulmuar me raketa prodhim industrial të quajtura ‘elefant'”, është shprehur Bustani.
Pasi ka njoftuar se opozitarët në vijën e frontit në Kabun kanë vrarë 7 ushtarë të regjimit Bustani tha se “Opozitarët në frontin e Kabunit kanë shkatërruar një tank të regjimit. Ndërsa 30 ushtarë që kanë përfituar nga konfliktet nëpër lagje iu janë bashkuar radhëve të opozitarëve.”