Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, të rinjtë në Deir Ez-Zor fshijnë gjurmët e regjimit në qytet...

Siri, të rinjtë në Deir Ez-Zor fshijnë gjurmët e regjimit në qytet me grafite

Të rinjtë në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore po pastrojnë me vepra grafiti rrugët e qendrës së qytetit nga gjurmët e regjimit të shembur Baath, raporton Anadolu.

Të rinjtë në qendrën e qytetit të Deir ez-Zor-it, pasqyruan me vepra grafiti gëzimin e tyre pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Të rinjtë, kryesisht studentë të universitetit u mblodhën në qendër të qytetit dhe pikturuan në mure me ngjyra të pazakonta vizatime që simbolizonin lirinë dhe paqen.

– Përshkruan simbole të revolucionit dhe të ata që kanë vdekur në sulmin e regjimit

Përveç rënies së regjimit dhe flamujve të rinj sirianë, të rinjtë pikturuan në mure edhe portretin e aktivistit sirian Mazen al-Hamada i cili humbi jetën nën torturat e forcave të regjimit dhe të ish-futbollistit sirian të kombëtares, Abdulbaset al-Sarout i cili humbi jetën në sulmin e regjimit.

Muhammed El-Yunus një nga të rinjtë që bëri vizatimet, tha për gazetarin e AA-së se e kanë nisur punën me 9 persona dhe aktualisht vazhdojnë me 32 persona.

“Pasi diskutuam temën e vizatimeve tona me shokët tanë, vendosëm të zgjidhnim simbolet e revolucionit në punën tonë. Këto simbole përfaqësojnë paqen dhe lirinë. Ne gjithashtu zgjodhëm dy dëshmorë në vepër. Njëri është Hamada dhe tjetri është Abdulbaset al-Sarout. Ne zgjodhëm ngjyra të pazakonta”, tha Yunus.

Ai vuri në dukje se ata morën mbështetje edhe nga populli në këtë punë.

Vesen Jasim tha se ata i janë referuar lirisë, flamurit të ri dhe paqes në këto punime që i nisën vullnetarisht me shokët e tyre. “Dëshmorët tanë, Zoti i mëshiroftë, për ne janë simbole të lirisë. Ne donim t’i mbanin të gjallë kujtimet e tyre”, tha Jasim.

Exit mobile version