Siri, sulme të ndërsjella midis grupeve të mbështetura nga Irani dhe forcave të SHBA-së

Një sulm i ndërsjellë është kryer midis grupeve të mbështetura nga Irani të vendosura në bregun perëndimor të lumit Eufrat në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore dhe forcave të SHBA-së, raporton Anadolu.

Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga burimet lokale, grupet e mbështetura nga Irani të vendosura në bregun perëndimor të lumit Eufrat në Deir ez-Zor kanë sulmuar me raketa objektin e gazit Koniko, ku ishin vendosur forcat amerikane.

Përderisa tymi ngrihet në zonën ku gjendet baza e SHBA-së, nuk dihet nëse ka viktima nga sulmi.

Nga ana tjetër, avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja goditën pikat ushtarake të grupeve të mbështetura nga Irani në lindje të provincës Deir ez-Zor dhe rreth qytezës Hashsham.

Tokat e Deir ez-Zor që gjenden në lindje të lumit Eufrat janë nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG të mbështetur nga SHBA-ja, ndërsa qendra e provincës dhe zonat e tjera rurale janë nën kontrollin e regjimit të Assadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani.