Është rritur në 3.162 numri i të vdekurve dhe në 5.235 numri i të plagosurve në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, raporton Anadolu.
Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë që nga 6 shkurti në qytetet Idlib, Halep, Hama, latakia dhe Tartus të Sirisë të cilët janë prekur nga tërmetet.
Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, 1.262 persona kanë humbur jetën dhe 2.285 të tjerë janë plagosur nga tërmeti në qytetet Halep, Latakia, Hama dhe Tartus të cilët ndodhet nën kontrollin e regjimit.
Po ashtu shumë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar edhe në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së në terren që ka përpiluar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), institucionet shëndetësore lokale dhe burimet lokale, të paktën 1.900 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.950 të tjerë janë plagosur në Idlib dhe në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Siri.
Në punimet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve marrin pjesë edhe anëtarët e Ushtrisë Kombëtare të Sirisë (SNA).
Të plagosurit dërgohen për trajtim në qendrat shëndetësore. Të prekurit që janë dëmtuar ose që u janë shembur shtëpitë nga tërmeti, e kalojnë natën në rrugë ose në tenda të improvizuara.
Ndërkohë edhe organizatat e shoqërisë civile lokale në rajon në veri të Sirisë bëjnë thirrje për ndihmë urgjente.