Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, përleshje mes organizatës te’rroriste PKK/YPG dhe forcave të re’gjimit në Deir...

Siri, përleshje mes organizatës te’rroriste PKK/YPG dhe forcave të re’gjimit në Deir ez-Zor

Në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore u zhvilluan përleshje midis forcave të regjimit dhe terroristëve të PKK/YPG-së pranë lumit Eufrat, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, gjatë gjithë natës u zhvilluan përleshje midis forcave të regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Assadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani dhe terroristëve të PKK/YPG-së në juglindje të Deir ez-Zor, në aksin e vendbanimeve Shuheyl dhe Bukrus.

Në të njëjtën kohë, forcat e regjimit të vendosura në perëndim të lumit Eufrat filluan një sulm me armë tokë-tokë në vendbanimet Kishkiyye, Abu Hamam, Sabha dhe Dhele, të cilat ishin të pushtuara nga organizata terroriste PKK/YPG.

Si kundërpërgjigje, organizata terroriste PKK/YPG sulmoi me armë tokë-tokë rajonin Muhasan, ku janë të pranishme forcat e regjimit. Dhjetëra familje u zhvendosën përgjatë vijës ku ndodhi konflikti dhe bombardimet.

Nga ana tjetër, fiset arabe nën presionin e organizatës terroriste PKK/YPG dhe PKK/YPG-ja e mbështetur nga SHBA-ja u përleshën për një kohë të shkurtër në rrethet Shuheyl dhe Busayra.

Si pasojë e konfliktit dhe bombardimeve që vazhduan gjatë gjithë natës mbetën të plagosur 5 civilë, mes tyre edhe fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

Ka përleshje të herëpashershme midis ushtrisë së regjimit të vendosur në perëndim të lumit Eufrat dhe grupeve të mbështetura nga Irani në radhët e saj, dhe terroristëve të PKK/YPG-së që pushtojnë lindjen e lumit Eufrat.

Exit mobile version