Midis regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupit ushtarak kundër regjimit Hayat Tahrir Sham (HTS) në Siri kanë filluar përleshje në zonat rurale të provincës së Halepit, transmeton Anadolu.
Në përleshjet që filluan herët në mëngjes, HTS pushtoi fshatin Kefer Besme të kontrolluar nga regjimi i Asadit, kodrën Akil, kodrën El Ragib, malin Kuptan dhe kodrën Debbabat në perëndim të Halepit.
Përderisa konflikti vazhdon, regjimi i Asadit shënjestroi vendbanimet civile me armë ‘tokë-tokë’.
Ndërsa vazhdojnë përleshjet midis regjimit dhe HTS, shumë civilë që ikin nga konflikti në rajon strehohen në periferi të Idlibit.