Në një sulm me raketa të organizatës terroriste PKK/PYD të kryer në vendbanimin Mare në veri të Halepit në Siri, janë plagosen pesë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku i spitalit lokal Tarek Najjar tha se PYD me raketa ka sulmuar Mare-n.
“Në spitalin tonë u sollën tre gra dhe dy fëmijë të plagosur nga sulmi”, tha Najjar.
Organizata terroriste PKK/PYD shpesh sulmon Mare dhe Azaz të cilët janë nën kontrollin e opozitës.