Në Siri, 8 civilë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën në sulmet e regjimit të Beshar Esadit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani në fshatrat Iblin dhe Fua në Zonën e Çtensionimit në Idlib.
Përgjegjësi për media i Mbrojtjes Civile të Sirisë (Beretat e Bardha), Firas Khalifa deklaroi se forcat e regjimit sulmuan fshatrat Iblin dhe Fua, të vendosura në jug të Idlib, në orët e para të mëngjesit.
Kalifi deklaroi se një total prej 8 civilësh, 3 në Iblin dhe 5 në Fua, u vranë në këtë sulm.
Ndërsa 5 civilët e plagosur u dërguan për kurim në spitalet përreth. /trt