Në qytetin Tartus të Sirisë ka filluar një operacion kundër elementëve të ish-regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga agjencia siriane e lajmeve SANA, Administrata e Operacioneve Ushtarake në Tartus në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, nisën një operacion kundër elementëve të regjimit të rrëzuar.
“Anëtarët e grupeve të regjimit të rrëzuar u neutralizuan në kuadër të operacionit që nisi me qëllim për të garantuar paqen dhe stabilitetin shoqëror”, theksohet në deklaratë.
Po ashtu bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkimit në rajon.
Në pritën që elementët e regjimit të rrëzuar të Asadit ngritën kundër forcave të lidhura me Ministrinë e Brendshme në qytetin Tartus të Sirisë, humbën jetën 14 persona ndërsa 10 të tjerë u plagosën.