Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, ndodhin shpërthime të njëkohshme me Iranin

Siri, ndodhin shpërthime të njëkohshme me Iranin

Në të njëjtën kohë me shpërthimet në kryeqytetin e Iranit, Teheran, edhe në kryeqytetin sirian Damask dhe në provincën Homs kanë ndodhur shpërthime, njofton agjencia e regjimit në Siri, SANA, transmeton Anadolu.

Edhe llogaritë e rrjeteve sociale të afërta me regjimin sirian postuan se kanë ndodhur shpërthime në Homs.

Në Damask dhe Homs prani të tyre kanë Hezbollahu dhe grupet e mbështetura nga Irani.

Nga ana tjetër agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars njoftoi se në kryeqytetin e vendit janë dëgjuar disa shpërthime. Edhe televizioni shtetëror konfirmoi lajmet për shpërthimet në Teheran.

Ushtria izraelit njoftoi se ka zhvilluar sulme ndaj “objektivave ushtarake”.

Exit mobile version