Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Siri, mbi 13 mijë njerëz të vrarë nga tortura”

“Siri, mbi 13 mijë njerëz të vrarë nga tortura”

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 13 mijë e 104 njerëz janë vrarë duke u torturuar gjatë periudhës prej marsit të vitit 2011, kur filloi kriza siriane, e deri në shtator të vitit 2017.

Në një raport të publikuar nga SNHR thuhet se “13 mijë e 104 njerëz janë vrarë duke u torturuar në Siri gjatë periudhës nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2017, nga të cilët 57 janë gra dhe 166 fëmijë”.

Ndër të tjera, në raport theksohet se 106 mijë e 727 persona janë arrestuar në periudhën prej fillimit të krizës në Siri në mars të vitit 2011 e deri në shkurt të vitit 2017 dhe se 90,15 për qind prej tyre janë zhdukur me forcë.

Gjithashtu, në raport vihet në dukje se që prej fillimit të bisedimeve në Astana më 23 janar e deri tani janë arrestuar të paktën pesë mijë e 24 persona dhe janë zhdukur me forcë pesë mijë e 27 të tjerë.

Për 87 për qind të arrestimeve është përgjegjës regjimi i Sirisë, bëhet e ditur në raport. Gjithashtu, në raport theksohet se Kombet e Bashkuara dhe garantuesit për bisedimet në Astana kanë kërkuar ngritjen e një komisioni për të ndjekur “zhdukjet me forcë dhe rastet e 86 mijë personave të humbur, ku 90 për qind e tyre ndodhen në duart e regjimit”.

Raundi i shtatë i bisedimeve për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, vazhdon me negociata dypalëshe midis delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit./Mesazhi/

Exit mobile version