Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, grupet që rrëzuan regjimin bashkohen nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes

Siri, grupet që rrëzuan regjimin bashkohen nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes

Administrata e re në Siri arriti marrëveshje me grupet e armatosura që rrëzuan regjimin e partisë Baath që të “shpërbëhen dhe të bashkohen nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes”, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Siriane të Lajmeve (SANA), komandantët e grupeve të armatosura që rrëzuan regjimin u takuan me liderin e administratës së re në Siri, Ahmed al-Sharaa.

Në takim, administrata e re ra dakord me grupet e armatosura që të “shpërbëhen dhe të bashkohen nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Shumë grupe të armatosura kundër regjimit morën pjesë në operacionin e nisur kundër forcave të regjimit më 27 nëntor nën udhëheqjen e Hayat Tahrir al-Sham.

Exit mobile version