Gjatë sulmeve të organizatës terroriste PKK/PYD në Marea, Siri, që gjendet nën kontroll të opozitës, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Mbrojtjes lokale civile, Ala Nime, për AA tha se në sulmet të cilat dega siriane e organizatës terroriste PKK, PYD, i kreu në Marea humbën jetën tre persona, në mesin e tyre edhe një shtatzënë.
Sipas tij, në mesin e gjashtë civilëve të plagosur, gjenden tre fëmijë. Personat e plagosur janë transferuar në spitalin e qytetit.
“PYD tashmë një kohë të gjatë me lloje të ndryshme të armëve sulmon vendin. Në sulmet e sotme është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material në shumë vendbanime”, shtoi Nime.
Aktivisti lokal në Marea Abdulfetah Huseyin deklaroi se ushtarët e opozitës iu kundërpërgjigjën PKK/PYD-së, dhe në pjesët perëndimore ndodhi përleshje mes opozitës dhe terroristëve.