Siri, disa të vdekur gjatë rrëmujës në xhaminë Emevite në kryeqytetin Damask

Sipas të dhënave paraprake, 3 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u lënduan në rrëmujën që u shkaktua në xhaminë Emevite (Omajad) në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu.

Rrëmuja u shënua gjatë kohës kur besimtarët dolën pas namazit të xhumasë në xhaminë Emevite në Damask.

Sipas të dhënave paraprake, në rrëmujë humbën jetën 3 persona dhe u lënduan 5 të tjerë.

Në mediat sociale u publikuan pamje ku vërehet se ndihma e parë për të lënduarit u dha nga qytetarët në xhami.