Nga një sulm i dyshuar kimik janë vrarë të paktën 35 persona në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të provicës siriane të Idlibit kanë thënë aktivistët.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se nga sulmet ajrore në Khan Sheikhun, të kryera ose nga avionët e qeverisë apo ato të Rusisë, dhjetëra njerëz kanë vuajtur nga problemet me frymëmarje dhe simptoma të tjera.
Qeveria e presidnetit sirian, Bashar al-Assad ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve dhe ka akuzuar rebelët se përdorin armë të ndaluara. Por një hetim i kryer nga OKB, ka gjetur se forcat qeveritare kanë përdorur klorinë si armë, në të paktën 3 raste gjatë 2014-ës dhe 2015-ës.