Dhjetëra civilë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë në provincat e Halepit dhe Idlibit në veri të Sirisë nga 27 nëntori deri më 2 dhjetor, raporton Anadolu.
Burimet e Mbrojtjes Civile njoftuan numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në sulmet e regjimit të Asadit dhe Rusisë në Halep dhe Idlib midis 27 nëntorit dhe 2 dhjetorit.
Sipas deklaratës, 81 humbën jetën dhe 304 të tjerë u plagosën nga sulmet.
Dje, avionët luftarakë rusë shënjestruan dhe çaktivizuan spitalin “Vatan” dhe qendrat shëndetësore përreth të vendosura në një kampus në qendër të qytetit të Idlibit.
Avionët luftarakë të regjimit “Su-24” sulmuan natën disa lokacione të provincës Hama ndërsa një avion luftarak rus synoi një vendbanim në jug të Idlibit.