Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, 4 shpërthime në zonat e qeverisë, të paktën 40 të vrarë

Siri, 4 shpërthime në zonat e qeverisë, të paktën 40 të vrarë

40 persona janë vrarë në katër shpërthime në zonat e mbajtura nga qeveria në Siri dhe në një qytet të dominuar nga forcat kurde, raporton “BBC”.

Sulmet u zhvilluan mes orës 08:00 dhe 09:00 por nuk ishte e qartë nëse këto 4 shpërthime ishin të lidhura me njëra tjetrën, transmeton Sotnews.

Incidenti më vdekjeprurës ndodhi jashtë Tartous, në bregdetin e Mesdheut.

Tartous, që së shpejti do bëhet një bazë detare ruse, është një bastion i presidentit Bashar al-Assad.

Një agjenci lajmesh, e lidhur me grupin terrorist ISIS, tha se prapa sulmit ishte Hassakeh, i cili dyshohet se ka në shënjestër milicinë kurde.

Exit mobile version