Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sipas një raporti “Franca mund të ketë vrarë dhjetëra mijëra kamerunas që...

Sipas një raporti “Franca mund të ketë vrarë dhjetëra mijëra kamerunas që kanë luftuar për pavarësi”

Raporti i përgatitur nga 14 historianë francezë dhe kamerunas si rezultat i një pune prej 2.5 vitesh, zbuloi se Franca ndoshta ka vrarë dhjetëra mijëra kamerunas gjatë procesit të pavarësisë mes viteve 1945-1971, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “Le Monde” një komision prej 14 personash i përbërë nga historianë francezë dhe kamerunas më 21 janar i paraqitën raportin e tyre lidhur me procesin e pavarësisë së Kamerunit presidentit francez Emmanuel Macron dhe më 28 janar presidentit kamerunas Paul Biya.

Raporti zbuloi se Franca ka kryer një presion ushtarak ndaj lëvizjeve pro-pavarësisë në ish-koloninë e saj, Kamerun.

Komisioni në studimin e tij 2.5-vjeçar, hodhi dritë mbi qëndrimin shtypës të Francës në vitet 1945-1971 ndaj lëvizjeve pro-pavarësisë të Kamerunit dhe opozitës politike të mëvonshme.

Sipas raportit të komisionit, Franca përdori “dhunë serioze” gjatë luftës së Kamerunit për pavarësi dhe se qeveria e Parisit ka të ngjarë të ketë vrarë dhjetëra mijëra kamerunas midis viteve 1945-1971.

Franca është përpjekur të bllokojë ngritjen e Unionit të Popullit Kamerun (UPC), e cila është një parti nacionaliste që nga pavarësia e Kamerunit.

UPC u shpërbë në vitin 1955 dhe anëtarët e saj pas kësaj periudhe iu nënshtruan presionit nga autoritetet e Parisit. Ushtria franceze vrau udhëheqësin e UPC-së, Ruben Um Nyobe.

Masakra Ekite në vitin 1956 në Kamerun u krye në formën e një sulmi ndaj civilëve të paarmatosur, ku civilët kamerunas u zhvendosën me forcë dhe u dërguan në “kampet e përqendrimit”.

Edhe Raportet e Forcave Ajrore Franceze zbuluan gjithashtu se në Kamerun janë përdorur municionet që shkaktojnë zjarr.

“Edhe pse Komisioni nuk ka autoritetin ligjor për t’i përshkruar këto praktika si ‘gjenocid’, nuk mund të mohohet se kjo dhunë ka qenë me të vërtetë e tepruar, sepse ajo ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ligjet e luftës”, thuhet mes tjerash në raport.

Në raport janë përfshirë edhe pikëpamjet e historianes franceze Karine Ramondy, bashkëkryetares së Komisionit e cila ka deklaruar se: “Kjo luftë për të shpëtuar nga kolonializmi nuk përfundoi me pavarësi. Ne vazhdojmë praninë tonë (atje) edhe pas pavarësisë dhe vazhdojmë të përdorim presion me përmbajtje dhune në emër të një vendi që është bërë i pavarur”.

Exit mobile version