Sipas Forbes, ky është personi me më së shumti ndikim në botë

Sipas revistës “Forbes”, Presidenti rus, Vladimir Putin është në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë.

“Personi më i fuqishëm në botë për katër vjet rresht është presidenti rus, që ka zgjeruar ndikimin e tij në pothuajse çdo ane të planetit. Nga toka amtare deri ne Siri, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-se, Putin vazhdon të marrë çdo gjë që dëshiron”, shkruan “Forbes”.

Në vendin e dytë është presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kurse në vendin e tretë është Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Lista vijon me presidentin kinez dhe kreun e Vatikanit, papa Francesku.