Sinqeriteti i mërgimtarit të mallëngjyer e përmalluar

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Po hyjme ne javen a katert te Gushtit, qyteti tani me ka filluar te zbrazet. Gurbetxhinjte tane te dashur, te cilet e kane mbushur dhe zbukuruar qytetin me gjalleri, bukuri, bereqet… kane filluar te kthehen ne gurbet, si zogjet shtegtare.
Duke pire nga nje limonade, ne mikun tim te dashur (me te cilin nuk kisha besuar se do te takohem vetem nje here), biseduam afer 1 ore.
Gjate bisedes u mundova qe te behem “vetem” degjues, sepse miku im kishte nevoje te fliste dhe te rrefehej me shume.
“Shkoj edhe ky pushim sikur mos te ishte fare”, filloi biseden, “sa shkojne vitet, pushimet tona behen gjithnje me te merzitshme dhe te pikelluara, sepse ndarjet behen gjithnje me te veshtira, me te dhimbshme. Jetoj atje afer 30 vite, kam familje te mire, i kam te gjitha shyqyr Zotit, nuk them se nuk kam pasur kenaqesi, por te betohem, se nje dite ne jeten time nuk kam qene i lumtur, jam disi shpirterisht i zbrazet, dhe se lumturia ime fillon ate dite kur te vij ne Kosove-Mitrovice”.
Biseden tone, shpesh e nderprenin shoke, miq, familjare, shumica prej tyre mergimtare. Miku im sa shkonte e me shume emocionohej. Me tha: “A po e sheh, per nje ore sa biseduam ne, une ndoshta per 1 vit nuk bisedoj me aq shume njerez sikurse ketu. Jemi te vetmuar, jemi lodhur, na ka shkuar jeta ne trauma dhe merzi. Se pari trauma e migrimit, per çka gjithmone e kemi ne brendi nje ndjenje te fshehur te fajit per largim nga atedheu, nje ndjenje te dezertimit nga idealet dhe obligimin ndaj atedheut, ku faturat e ketij faji na vijne çdo dite. Disa nga ne, femijet, nje numer te konsiderueshem, pothuajse i kemi humbur, jane martuar me te huaj, nipat dhe mbesat shumica nuk flasin shqip. Trauma tjera kemi pasur gjere sa kemi marre lejet e qendrimit atje. Ju e dini se ne kete kohe dikuj nga ne, na kane vdekur edhe me te afermit ne Kosove, perfshire edhe ndonje prind, ndersa ne nuk kemi mundur te vijme as ne varrim!
Atje ku jetojme, ne fillim ndoshta edhe na kane respektuar me shume, por ky respekt eshte zbehur shume, kurse tash asnjehere nuk na konsiderojne si qytetare te barabarte me ta.
Atje mbas ores 22:00 jemi te detyruar qe edhe zerin t’ia ulim televizionit, ndersa ketu jeto si te duash, bene zhurem sa te duash, askush nuk te shikon. Vendi i huaj, kurre vendi yt nuk behet dhe anasjelltas.
Femijet tane, punojne afer 20 vite, e me ndonje perjashtim te rralle, as me telefon nuk i thirri ne orar te punes, e lere me qe asnjehere nuk kam qene ne vendin e tyre te punes. Kurse ketu vijme, ju vizitojme ne vendin e punes, edhe pse ju per keta 1-2 muaj, jeni ne vlugun me te madh te punes, dhe ne presim nga ju qe te na kushtoni kohe dhe vemendje me shume. Ne harrojme qe ketu, veres vijne mergimtaret nga Europa perendimore, Skandinavia, Sh.A.B.-te, Kanadaja, Zelanda, Australia, etj. E dijme qe keni me dhjetera e dhjetera, shok miq, familjare, kojshi, etj, dhe se sikur nje dite te kishte jo vetem 24 ore por edhe 240 ore, ju kursesi nuk mund te dilni me te gjithe. Ne e dijme qe ju edhe ketu keni, shoke, miq, familjare, kolege, me te cilet duhet te takoheni.
Ne duhet te dijme, bile edhe sikur ishit krejt te pa pune, pa obligime, pa familje, ju nuk mund te pini per nje dite, dhjetera kafe, langje, limunada, etj, me mergimtare.
Prandaj, ne presim shume, dhe se mallin per ketu e kemi jo racional, thjeshte nuk jemi te sinqert dhe te drejte. Por çka me ba, disi kemi mbetur, siç thojshin pleqt: “as me sheher as me barileve”! Ne jemi si ajo foshnja e emocionuar, me buze ne vaj, e merzitur, traumatizuar, nga ndarja e gjirit te nenes. Traumat tona do te vazhdojne edhe tash, kur t’i mbyllim shtepite tona me dry dhe shume nga ne te shkojme ne shtepite e huaja atje e te paguajme qera. Taumat tona do te vazhdojne, kur t’ i afrohemi pikave kufitare, si Merdares, apo Jarinjes dhe kolonave te gjata me pritje disa oreshe ne kufij, kthimit tone ne vetmi 11 muajshe, kujtimeve tona per pushimet ne Kosove dhe shpreses se prap do te vijme pas 1 viti, nese kemi jete. E nese na nxen vdekja atje, do te varrosemi ne toke te huaj, si nje numer jo i vogel i taneve qe varrosen dhe humbin atje!
Keto dhe shume dhimbje tjera, qe miku im i dashur i shpalosi nga pervoja e tij, me bene qe ta degjoj me vemendje deri ne fund pa e nderprere. Kjo bisede tek une zgjoj nje dhimbje, pikellim, mallengjim… jo vetem per mikun tim, e te afermit tane qe te gjithe kemi shume, por per te gjithe gurbetxhinjte kudo qe jane.
I thash : O vella, ju jeni plaga jone me madhe, ne jemi si nje trup i ndare ne disa pjese, qe ndiejme dhembje, secili ne menyren e vet. Ashtu siq jemi si nje trup, edhe dhimbjet i kemi te njejta, te perbashketa.
Ju kur largoheni nga ketu, gjithqka eshte me e zbehur, me e dhimbshme, me mallengjyese. Ne pa ju jemi shume me te dobet, me te vetmuar.
Ju falenderojme per te gjitha. Ju atje 11 muaj punoni e lodheni, sakrifikoni te gjitha, ndersa pas 1 viti, vini dhe te gjitha i shpenzoni ketu.
Allahu ju ndihmofte kudo qe jeni, ju ruajte juve dhe familjet e juaja nga çdo e keqe dhe qofshi faqebardhe.
Na beni hallall miku im, qe nuk po mundemi te rijme dhe te bejme me shume per ju.

Mr.sci. Saad Riza Gashi