Fëmijët, truri i të cilëve rritet më shpejt se mesatarja gjatë vitit të parë të jetë kanë më shumë rrezik për t’u diagnostikuar si autikë në moshën dy vjeçare, sipas një studimi të publikuar në të përjavshmen “Nature”.
Ekipi i studiuesve ka vërejtur, nëpërmjet imazherisë mjekësore, trurin e 106 bebeve që kanë pasur një vëlla ose motër të prekur nga probleme që kanë të bëjnë me autizmin dhe të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, që dhe ata të jenë të prekur, si dhe 42 bebe pa raste autizmi në familje.
Skanerat janë kryer mes moshës gjashtë muaj dhe dy vjeç të fëmijëve. “Tek fëmijët e grupit me rrezikshmëri të lartë që janë diagnostikuar si autik, sipërfaqja e trurit ka njohur një rritje më të shpejtë se fëmijët e tjerë”, theksuan studiuesit nga SHBA dhe Kanada.
Dhe kjo rritje e shpejtë e sipërfaqes cerebrale të trurit ka çuar në një rritje shumë më të lartë të volumit total të trurit të fëmijëve me rrezikshmëri të lartë gjatë vitit të dytë të jetës, moshë kur shfaqen përgjithësisht çrregullimet e zhvillimit social.
Fakti që fëmijët autikë kanë shpesh një tru më madh se mesatarja është përshkruar në të kaluarën. Por, momenti kur ky ndryshim shfaqet dhe lidhja me manifestimin e simptomave nuk është vendosur ende./Mesazhi/