Ballina Jeta Shëndetësi Sinjalet që jep trupi kur sheqeri në gjak është tepër i lartë

Sinjalet që jep trupi kur sheqeri në gjak është tepër i lartë

Trupi lëshon gjithmonë sinjale kur ka diçka që nuk shkon me të. Me kalimin e kohës, këto simptoma bëhen më të shpeshta dhe ndonëse mund të duket sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, ato tregojnë praninë e një problemi. Çfarë kanë të përbashkët shikimi i mjegulluar, shërimi i ngadaltë i plagëve dhe uria e vazhdueshme? Në dukje, këto simptoma nuk kanë lidhje me njëra tjetrën por të treja kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjak.

Shenjat Paralajmëruese Të Sheqerit Të Lartë Në Gjak
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, atëherë ato përbëjnë pikënisjen e problemeve të tjera siç është dëmtimi i enëve të gjakut, atakut në zemër, problemeve me veshkat e të tjerë.

Mpirja
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë mpirje, ndjesinë e pickimit ose të djegies në duar dhe këmbë. Kjo është një simptomë e neuropatisë diabetike, një komplikacion i sëmundjes së diabetit.

Uri e Vazhdueshme
Sasia jo e duhur e sheqerit në gjak e shtyn njeriun të kërkojë gjithnjë e më shumë ushqim. Kjo ndodh sepse trupi është gjithnjë në kërkim të një burimi alternativ energjie.

Urinimi i Shpeshtë
Niveli i lartë i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë. Teksa veshkat përthithin më shumë ujë, njeriu vuan nga urinimi i tepërt. Sheqeri në veshka dhe në urinë nxit gjithashtu etjen e pashuar.

Rënie ose Shtim i Pashpjegueshëm Në Peshë
Kur qelizat nuk marrin glukozën e mjaftueshme, trupi djeg muskuj dhe yndyrna për energji. Një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të beftë nga pesha. E njëjta gjë vlen edhe për shtimin në peshë.

Plogështia
Kur qelizat e trupit nuk janë në gjendje të kenë akses tek sheqeri në gjak për ta përdorur atë si energji, njeriu ndihet vazhdimisht i lodhur.

Vështirësi Në Përqendrim
Kur ekuilibrat e trupit prishen, truri vuan shumë. Niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton vështirësi në përqendrim dhe tek kujtesa. /AgroWeb

Exit mobile version