Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sinjal nga Erdogani për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Sinjal nga Erdogani për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Pasi i rikujtuan nënshkrimin e një sërë marrëveshjes të rëndësishme mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë vizitës së princit të Kurorës së Abud-Dabit gazetarët e pyetën Erdoanin se a ishte i mundur fillimi i një procesi të ngjashëm me Izraelin dhe Egjiptin.

Duke shpjeguar se ata kishin marrë një propozim (nga Abu-Dabi) dhe e kishin pranuar me kënaqësi një kërkesë të tillë për të bashkëpunuar me administratën e Abu-Dabit, udhëheqësi turk tha bisedimet i kishin kryer në mënyrë graduale përmes Inteligjencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Përse të mos ndodhë një proces i tillë edhe me Izraelin? Pasi ne po punojmë për sovranitetin e paqes në një botë paqësore, dhe e konsiderojmë këtë të përshtatshme, të dobishme për paqen e rajonit. Unë kam pasur bisedime me Izraelin në të kaluarën. Por në këtë pikë, Izraeli duhet të jetë më i ndjeshëm në lidhje me politikën e tij palestineze në rajon. Duhet të jetë i ndjeshëm për Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa. Sapo ta shohim qasjen e ndjeshme këtu, ne do të bëjmë më të mirën dhe do të ndërmarrim hapat tanë”,- tha Erdoan.

I pyetur për mundësinë e riemërimit të ndërsjellë të ambasadorëve udhëheqësi turk tha:

“Të gjitha këto janë gjëra që mund të bëhen. Pala izraelite e di tashmë se cilat janë ndjeshmëritë tona këtu. Edhe ne i dimë gjithashtu ndjeshmëritë e Izraelit. Prandaj, ne e zgjidhim problemin bazuar në këto ndjeshmëri”.

Exit mobile version