“Qëndroni të sigurt, qëndroni në shtëpi!”. Quhet O-R3 dhe është një robot i cili ka marrë rolin e policit në parqet e Singaporit dhe i bën thirrje qytetarëve që dalin për vrap që të ruajnë distancën nga njëri-tjetri dhe të mos mblidhen në grupe.
Roboti i telekomanduar funksionon nëpërmjet baterive, të cilat zgjasin për 1 kilometër dhe për këtë arsye prodhuesit po shohin mundësinë e përdorimit te baterive, të cilat do të garantonin autonomi të robotin për 4 kilometra distancë.
Ai është i pajisur me kamera 360 gradë dhe mbledh informacione, të cilat ia kalon oficerëve të policisë. Pajisja tërhoqi vëmendjen e vrapuesve dhe çiklistëve në park, që i bëri kuriozë mjaft prezenca e një roboti, i cili për më tepër kujdeset për shëndetin e tyre.