Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Singapor, punonjësit e kujdesit shëndetësor do të lejohen të mbajnë hixhab

Singapor, punonjësit e kujdesit shëndetësor do të lejohen të mbajnë hixhab

Lee Hsien Loong

Infermieret muslimane që punojnë në shërbimet e shëndetit publik në Singapor do të lejohen të mbajnë shami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, më 29 gusht tha se nga nëntori stafi musliman, përfshirë infermieret, në shërbimet e shëndetit publik në Singapor do të lejohet të mbajnë shami në kokë ose “tudung” mbi uniformat e tyre.

Lee theksoi se veshja e “tudung”, një lloj shami që mbajnë gratë muslimane në Malajzi, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme për komunitetin musliman dhe për shumë gra muslimane është një pjesë e rëndësishme e shprehjes së besimit të tyre dhe identitetit “të përjetuar thellësisht”.

Duke tërhequr vëmendjen sesi qëndrimet ndaj çështjes së “tudung” midis muslimanëve vendas kanë ndryshuar me kalimin e viteve, Lee deklaroi se kjo pasqyron një tendencë më të fortë fetare në mesin e muslimanëve në të gjithë botën, përfshirë Azinë Juglindore dhe Singaporin.

Duke theksuar se të rinjtë e Singaporit po pranojnë më shumë dallimet racore dhe fetare, Lee tha se, “Ndryshimi është gradual, por ky ndryshim gjatë një brezi është i qartë. Qeveria e kupton plotësisht dëshirën e grave muslimane për të veshur tudung”.

Ai theksoi se edhe jo-muslimanët janë mësuar gjithashtu të shohin gratë muslimane të veshura me tudung. “Para së gjithash, ne duhet të sigurohemi që të gjithë, muslimanë dhe jomuslimanë, të kuptojnë dhe pranojnë ndryshimin sepse tudung nuk është vetëm një çështje islame. Është çështje kombëtare”, tha Lee.

Duke theksuar se duhet të ruhet status quo-ja për Forcat e Armatosura të Singaporit, Akademinë e Ekipit Kryesor të Ministrisë së Brendshme dhe shërbimet tjera me uniforma, Lee tha se, “Këto njësi janë krahët neutrale dhe laikë të shtetit. Ata përdorin forcën e armatosur dhe zbatojnë ligjet e Singaporit. Gjithmonë duhet parë se ata e bëjnë këtë pa frikë apo favor. Kjo është arsyeja pse të gjithë veshin të njëjtën uniformë”.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se politika e rishikuar e uniformës do të zbatohet për më shumë se 7.000 personel. /aa

Exit mobile version