Historia e një vajze 5-vjeçare i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi ajo vuan nga një sindromë e rrallë, e cila e rrit para kohe.
Nëna e saj, Tam Dover, ka rrëfyer për “Mirror” se kur e bija lindi ishte një fëmijë normal, por vetëm pas dy muajsh ajo filloi të reagonte çuditshëm, qante shumë dhe kishte probleme me gjumin.
Në muajin e katërt, ajo mori zhvillimin e një fëmijë 1-vjeçar, e në moshën 2 vjeçe Emily pësoi ndryshime trupore edhe më të dukshme.
Në moshën 4-vjeçare asaj i filloi cikli menstrual ndërsa tani është duke kaluar në hapat e menopauzës dhe ka shqetësime si një grua./tesheshi/
Prindërit janë shprehur të tronditur nga kjo sindromë që vogëlushja e tyre po vuan, duke treguar se edhe më të vështirë e kanë pasur t’ia shpjegojnë asaj përse është ndryshe nga fëmijët e tjerë.
Vetëm një vit më parë, pas shumë konsultash mjekësore, mjekët zbuluan se Emily vuante nga sindroma “Addisons”, e cila shkakton zhvillim të parakohshëm.
Kjo sindromë sjell çrregullim në gjëndrat veshkore dhe i ndalon ato të prodhojnë hormone të mjaftueshme asteroide. Si pasojë, fëmija pëson pubertet të parakohshëm si dhe çrregullime të autizmit, probleme me shqisat dhe ankth./Mesazhi/