Simiq: Për ta përkrahur Qeverinë duhet të konsultohemi me Vuçiqin

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq tha se Lista Serbe mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa sa i përket Qeverisë ai tha se vendimi do të mirret pas konsultimeve me zyrtarët e lartë të Serbisë.

“Në lidhje me formimin e Qeverisë ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq”, tha Simiq pak para se të fillojë seanca.