Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë pas takimit urgjent të mbajtur në Mitrovicën e Veriut se vendimi për të ngrirë punën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt mbrojtjes së interesave kombëtare serbe dhe të pronës serbe në Kosovë
Simiq, pas një takimi të deputetëve të Listës Serbe, ku ata vendosën për të ngrirë pjesëmarrjen e mëtejshme në punën e Kuvendit pas miratimit të Ligjit për Trepçën, tha se shpreson se ky vendim do të gjejë mbështetje nga të gjithë anëtarët serbë në Qeverinë e Kosovës.“Unë pres më shumë nga përfaqësuesit politikë serbë se do të vihen në mbështetje të grupit parlamentar të Listës Serbe dhe në mënyrë unike të vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur interesat kombëtare serbe dhe asetet serbe në Kosovë”, pohoi Simiq para gazetarëve, njofton klan kosova.