Kombëtaraja e Shqipërisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorës.
Selektori Silvinho, e ka ftuar edhe futbollistin e Malishevës, Etnik Brruti, i cili së fundi ka pranuar të luaj për kombëtaren shqipater, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu në kombëtare është rikthyer edhe sulmuesi i Evertonit, Armando Broja.
Në listën e 26 futbollistëve, për herë të parë është ftuar edhe Juljan Shehu, i cili luan te skuadra polake, Widzew Lodz.
Shqipëria me 21 mars do të luaj në udhëtim ndaj Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë, do të jetë nikoqire e Andorës.
Lista e plotë e SIlvinhos:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Simon Simoni.
Mbrojtës: Ivan Baliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj.
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Lajçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha.
Sulmues: Ernest Muci, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj.