Ballina Lajmet Kosovë Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok

Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok

Është dërguar para trupit gjykues i dyshuari për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u arrestua të dielën mbrëma.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur granata dore, armë e municione. Me urdhër të prokurorit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Njëri prej të dyshuarve është dërguar në paraburgim ditë më parë.

Tetë persona të tjerë që ishin arrestuar janë liruar.

Exit mobile version