Është sjellë të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës një nga të arrestuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit të premten.
Të arrestuarit pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar dhe ka konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në Zubin – Potok.
Ndërkohë, policia e Kosovës ka vazhduar edhe të dielën kontrollet përreth zonës, pas sulmit terrorist të 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku si pasojë e një shpërthimi u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit