Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka thënë bota ka hyrë në një fazë shumë turbulente, duke theksuar se njerëzit aktualisht thuajse nuk janë të sigurt askund, transmeton Anadolu.
“Mesazhet janë edhe të ngjashme edhe të ndryshme, varësisht nga rrethanat dhe nga rajoni, por është e qartë se bota ka hyrë në një fazë shumë të trazuar, se liria vështirë se mund të realizohet në kushtet e rrezikut për sigurinë. Thuajse askund nuk jemi të sigurt”, ka thënë Siljanovska-Davkova pas takimit takimit të Procesit Aqaba për Ballkanin III që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
Siç njofton agjencia e lajmeve MIA, vizita është realizuar me ftesë të presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, dhe mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II.
Siljanovska Davkova e ka vlerësuar nismën si një “hap të jashtëzakonshëm”.
Presidentја е Maqedonisë së Veriut ka folur edhe në seancën e parë të takimit me temë “Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve”.
Forumi “Procesi Aqaba për Ballkanin III” është vazhdimësi e takimeve të mëparshme me këtë temë, të mbajtura në kuadër të iniciativës – në vitin 2016 në Akaba të Jordanisë dhe në vitin 2018 në Tiranë të Shqipërisë.
Qëllimi i forumit në Sofje është që liderët shtetërorë nga Evropa Juglindore, së bashku me përfaqësues të qeverive, institucioneve dhe partnerëve të “Procesit Aqaba”, të analizojnë arkitekturën e sigurisë së Ballkanit, të diskutojnë mekanizmat rajonalë për shkëmbimin e informacionit dhe të koordinojnë përpjekjet në luftën kundër migrimit të paligjshëm, terrorizmit, radikalizimit dhe ekstremizmit.