Ballina Artikuj Sikur ramazani të futej në zemrat tona…

Sikur ramazani të futej në zemrat tona…

Hoxhë Halil Avdulli

Si gjithmonë, në vigjilje të ramazanit i përgatisim kuletat, aranzhojmë terminët e iftarëve dhe mbushim frigoriferët me llojet e ndryshme të ushqimeve për ramazan.

S’e di pse flasim aq shumë për urinë dhe vlerën e saj në ramazan, përderisa atë që kemi pas në plan të hamë gjatë ditës e hamë dyfishin e saj gjatë natës, thjesht është një formë tjetër e stimulimit për të ngrënë dy herë më shumë.
Pas kësaj vërsulje qe ia bëjmë iftarit mbesim shtrirë, dhe mezi e ngrisim barkun deri në shtrat, për të shiquar ndonjë serial apo edhe ndonjë emision fetarë me rastin e ramazanit.
Pra, do ia hapim dyert ramazanit me kuleta, barqe, dhe shumë të tjera, apo do e hapim një derë që moti nuk iu është hapur kujt, apo e lëm edhe ketë vit mbyllur si shumë vite tjera?!
Të bëhemi më ndryshe këtë vit, të hapim ZEMRËN e me të ta presim ramazanin, jam i bindur thellë se çdo gjë do të jetë ndryshe.
Sikur ramazani të futej në zemrat tona, nuk do na linte në asnjë formë të kthehemi sikur ishim me parë; ata ramazana që i kaluam me vite duke na dhimbur koka se braktisëm duhanin, çajin, të ushqyerit, e ndonjëherë edhe alkoolin në rastin më të keq, e me ditën e parë të bajramit u kthyem ku ishim. Gjithçka mund t’i emër(t)ojmë, por ramazane të vërtet jo. Pa dashur të futem në sevapin, pranimin dhe mos pranimin e tyre( atë e di Zoti).
Po të ishin ramazana të njëmendtë, do të ndodhte diçka tjetër prej asaj që ndodhi, po të ishin ramazana hakikat do të kapeshim për litarin që na ofruan, e me të do të shpëtonim dynjanë dhe ahiretin, e jo të lozim me të e në fund ta mbështjellim rreth qafes, ku në vend se te shpëtojmë me të, furemi.
Thonë : Kush e shijon, e njeh; e kush e njeh, nuk ndahet!

Hoxhë Halil Avdulli

 

Exit mobile version