Zhdukja e “Izraelit” nga ekzistenca është një e vërtetë kur’anore dhe premtim profetik. Për këtë arsye, ne nuk pyesim a do të zhduket apo jo? Sepse ai do të zhduket, pa tjetër! Por, pyetja është se, kur?!
Medhhebi im nuk është të mos vepruarit dhe pritja e mrekullisë, bile unë besoj, se mrekullitë, ato vinë pasi që besimtari ka shpenzuar maksimumin e punës që mund të bëjë! Kur e kota të shpalosë tërë fuqinë e saj dhe të duket një hap larg triumfit, dhe e vërteta të rezistojë deri në pikën e fundit të rezistencës së saj, e ajo të duket se është në teh të disfatës apo aty afër, atëherë vjen mrekullia!
Kur’ani Famëlartë na mëson një të vërtetë të patundshme, e ajo është se konflikti për ndikim është ndryshe prej konfliktit për besim.
Konflikti për ndikim, Allahu i lë njerëzit në atë që kanë në duart e tyre prej shkaqeve dhe ekuilibrave të forcave, kështu që kush zotëron më të fuqishmen, ai fiton!
Ndërsa, konflikti për besim, ai nuk imponon baraspeshën e forcave dhe as të të përballen ekuilibrat e shkaqeve!
Të gjithë tiranët, të cilët Allahu i ka ndëshkuar me një ndëshkim të të Pamposhturit të Plotfuqishëm, Ai i ka ndëshkuar ndërkohë që ata kanë qenë në kulmin e fuqisë së tiranisë së tyre!
Kur Allahu e shkatërroi Faraonin, nuk e shkatërroi me ndryshimin e ekuilibrave të forcave, por e shkatërroi atë, ndërkohë që ai thoshte: “Unë jam zoti jua më i lartë!” E ndëshkoi, ndërkohë që ai ishte në dëlirin e fuqisë së tij, në krye të ushtrisë së armatosur gjerë në dhëmbë!
Kur Allahu e shkatërroi Nemrudin, nuk e shkatërroi atë në momentin e dobësisë, por e shkatërroi, ndërkohë që ai ishte në kulmin e arrogancës së tij, që thërriste në mes të njerëzve duke thënë: “Unë jap dhe marr jetë!”
Kur Allahu e shkatërroi Adin, nuk e shkatërroi atë me ndryshimin e shkaqeve dhe përmbysjen e ekuilibrave, por i shkatërroi ata, ndërkohë që ata thonin: “Kush është më i fortë se ne?!”
Kur Allahu e shkatërroi Themudin, i shkatërroi ata, ndërkohë që ata akoma vazhdonin të gërmonin shkëmbinjtë nëpër lugina!
Kur Allahu e përçau lidhjen e grupacioneve (aleancave) ditën e Handekut, rrethi i tokës për besimtarët ishte ngushtuar aq shumë, përkundër gjerësisë së aj, saqë zemrat kishin arritur deri në grykë!
Kur filloi lufta ndaj Gazës, besoja se ky është raund prej raundeve të luftës, që do të përfundojë ashtu siç kanë përfunduar tërë raundet, të cilat kanë kaluar më parë. Ndërsa, tani kam diçka brenda vetes, që më thotë se ky është raundi i fundit! Dhe, se kjo nuk do të qëndrojë në formën, në të cilën ajo është tani. Do të vijë furtuna e grupacioneve (aleancave), me ndihmën e Allahut, dhe furtuna e Allahut ka një mijë forma e mënyra, “e askush nuk e di ushtrinë e Zotit tënd, përveç Ai!”
Deri, edhe nëse përfundon siç kanë përfunduar raundet e mëparshme, ajo tashmë do të fillojë aty ku ka përfunduar!
Por, diçka është më se e sigurt, se kjo luftë tashmë ka dalë me kohë prej duarve tona dhe duarve të tyre, e është dora e Allahut, që e lëviz atë!
Nuk jam kundër logjikës së të menduarit, kundër llogaritjes së shkaqeve dhe kundër pamjes së realitetit, por logjika e të menduarit refuzon tërë këtë rezistencë; gjithçka që është duke ndodhur është kundër logjikë së shkaqeve! Shkaqet nuk prodhojnë tërë këtë qëndresë!
Realiteti thotë, se shtete të mëdha (të fuqishme) tashmë do të ishin shembur nën tërë këto bombardime dhe sulme, atëherë si mundet të rezistojë një rrip, që është më i vogël se çdo kryeqytet i jonë?! Dhe, më e habitshme se kaq është se gjeografia e saj është e shtrirë, pa male, pa lugina dhe pa pyje. Ajo është një territor i rënë ushtarakisht, që në sulmin e parë të kësaj armate të madhe, e cila zotëron detin, ajrin dhe tokën! Duke parë, se luftërat e mëparshme të Izraelit me ushtritë tonë kanë përfunduar për disa orë, atëherë diskutimi rreth situatës reale duket besim materialist i kotë!
Nuk ka pushtues që ka qëndruar në pushtimin e tij. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme, që askush nuk mund ta përgënjeshtrojë, pa marrë parasysh besimin e banorëve të atij vendi! Çdo pushtues është zhdukur, kështu na mëson historia dhe secili pushtim është larguar në fund të fundit. Edhe ky pushtim do të zhduket, herët apo vonë, e ndoshta është afër!
Ed’hem Sherkavi
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja