Sigal Prishtina shkarkon Vuliqin

Sigal Prishtina ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vuliq.

Ekipi ka njoftuar të hënën për këtë vendim, duke e falënderuar kroatin për kontributin.

“Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, thuhet në njoftim.

Vuliqi ishte emëruar trajner i skuadrës në janar të këtij viti.

Prishtina renditet e katërta në tabelë me 38 pikë. Para saj janë Ylli me 39 pikë, Peja 41 dhe Trepça e para me 46 sosh.