Ballina Sport Basketboll Sigal Prishtina pëson humbje nga ekipi turk

Sigal Prishtina pëson humbje nga ekipi turk

Bukukcesmece, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 86-59.

Ekipi turk gjatë gjithë ndeshjes nuk lejoi që të bije në dyshim fitorja e tyre pasi që treguan lojë më cilësore.

Çereku i parë për vendasit ishte më i suksesshmi pasi që mysafirët nuk i lejuan të realizon më së shumti se nëntë pikë kundrejt 25 të Demirit.

Edhe në periudhën e dytë skuadra turke vazhdoi me paraqitje të mirë, e cila u kurorëzua me 28 pikë epërsi, 57:29.

Njëzet minutshi i dytë ishte më i barabartë, por kjo nuk mjaftoi që të bëjnë përmbysjen e madhe “Plisat”, të cilët nuk mundën të përballin ritmin e shpejt të lojës së turqve.

Çereku i tretë ishte më i dobët sa i përket pikëve të shënuar duke përfunduar baras, 16:16, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat, 73:45.

Periudha e katërt duket se u zhvillua sa për statistika pasi që vendasit nuk lejuan të befasohen dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 86-59.

Prishtinasit nuk ia dolën ballë të triumfojnë kundër stambollasve
Andrew Lawrence ishte basketbollisti më efikas te ekipi ynë me 18 pikë ndërsa te vendasit ishte Evaldas Kairis me 16 sosh.

Pas kësaj, Sigal Prishtina mbetet lider i grupit me shtatë pikë ndërsa Demir Insaat ka zë pozitën e tretë me pesë pikë, po aq sa ka Belfius Mons-Hainaut.

Kampionët e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë më 7 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kundër skuadrës Belifiusit.

Exit mobile version