Ballina Jeta Siberi, zbulohet popullsia e panjohur që mund të ndryshojë parahistorinë

Siberi, zbulohet popullsia e panjohur që mund të ndryshojë parahistorinë

Studiuesit e Universitetit të Kopenhagenit kanë zbuluar mbetje të një grupi njerëzor të ri dhe të panjohur më parë në një zonë pothuajse të pabanuar të Siberisë verilindore, që pjesën më të madhe të kohës mbulohet nga dëbora dhe ku temperaturat jo rrallë kalojnë -40 gradë celsius.

Gjetjet janë të rëndësishme sepse mund të ndryshojnë historinë e deritanishme për lëvizjet demografike në parahistori. Deri më tani mendohej që popullsia e indianëve të Amerikës kishte shtegtuar pikërisht nga këto zona, duke kaluar të paktën 15 mijë vjet më parë ngushticën e Beringut, që në atë kohë ishte mbuluar me akull, për të mbërritur në Alaskë dhe zbritur ndër mijëra vjet kontinentin amerikan. Por nga studimi në fjalë, popullsia misterioze e gjetur së fundmi nuk i ngjan gjenetikisht indianëve të Amerikës, duke vënë në pikëpyetje versionin deri më tani zyrtar të asaj pjese të largët të historisë njerëzore, që shihte paraardhësit e indianëve të Amerikës si banorët e parë të Siberisë.

Studimi i botuar në revistën Nature, zbulon se njerëzit e panjohur kanë jetuar në zonën e largët të Rusisë, afër lumit Yana, rreth 40 mijë vite më parë, kur zona ishte më e ngrohtë dhe e populluar nga gjitarë të mëdhenj dhe po ashtu të zhdukur, si rinocerontët dhe mamutët./

Exit mobile version