Një i dyshuar terrorist në Australi u përpoq që ta kontrabandonte një bombë në një aeroplan duke e vendosur atë në vëllain e tij.
Plani ishte një nga dy komplotet terroriste të zbuluara kohët e fundit nga autoritetet policore të Australisë, të cilët arrestuan disa persona në Sydney të shtunën.
Të dyshuarit dyshohet se u ndihmuan nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Komploti tjetër përfshinte ndërtimin dhe ngritjen e një pajisjeje që mund të lëshonte gaz toksik në një hapësirë publike të mbyllur.
Policia tha se planet ishin “ndërprerë plotësisht”.
Michael Phelan nga Policia Federale e Australisë tha se kjo ishte “një nga komplotet më të sofistikuara që ndonjëherë është tentuar në tokën australiane”./Mesazhi/