Si u bë pushtimi në Irak “nëna e të gjitha të zezave”

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Iraku u hodh në humnerë, pasi administrata amerikane nën George Ë Bush nisi një nga pushtimet më shkatërruese në historinë moderne. Në fjalimin e tij tani famëkeq duke njoftuar fillimin e “Operacioni Liria e Irakut”, Presidenti Bush u tha irakenëve se “dita e çlirimit të tyre është afër”. Por, në vend se Iraku të bëhej një bastion për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në rajon, Iraku është shkatërruar si rezultat i kësaj ndërhyrjeje ushtarake dhe miliona irakianë i janë nënshtruar tmerreve të paimagjinuara.

Vendi është shkatërruar nga lufta dhe është shndërruar në një zonë të konfliktit, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, ku janë krijuar  grupe militante rivale, dhe ku fuqitë e huaja dhe partitë politike marrin pushtetin në kurriz të popullit irakian.

Pushtimi i Irakut ka pasur pasoja globale. Dështimi i egër i përpjekjes amerikane për të eksportuar demokracinë në Irak lejoi importimin e ideologjive ekstremiste në vend. Kjo mund të shihet nga bollëku i organizatave të etur për gjak, që bredhin sot në Irak, nga ISIS-i e deri te milicitë besnike të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC ). Efektet e pushtimit të Irakut çuan në një përhapje rajonale që ka përfshirë edhe Evropën me krizën e refugjatëve dhe ringjalli tendencat e ekstremit të djathtë dhe të izolimit në Perëndim.

Hapja e kutisë së dhunës së Pandorës

Edhe pse nuk ka dyshime se regjimi Ba’ath-ist në Irak ishte i dhunshëm dhe shtypës, ajo që u zëvendësua ishte edhe më e keqe. Ishte pushtimi në Irak ajo që solli grupe të tilla si al-Kaeda dhe ISIS.

Al-Kaeda fillimisht u perceptua si një kërcënim ekzistencial i partisë Ba’ath në Irak, por më pas grupi gjeti terren pjellor të rekrutimit në vend pas pushtimit. Ai përdori karakterizimin e George Bush-it për të ashtuquajturën “Lufta ndaj Terrorit” si një “kryqëzatë” si një thirrje grumbulluese, duke ftuar luftëtarët në të gjithë botën për t’u bashkuar me luftën e tyre. Al-Kaeda pothuajse nuk ekzistonte në Irak para vitit 2003, por u bë një forcë e fuqishme pas pushtimit dhe rriti ndjeshëm normën e rekrutimit në botë. Ishte vakuumi i fuqisë i krijuar nga pushtimi që i lejonte njerëzit si Abu Musab al-Zarqaëi të bëheshin kryekomandantë të fuqishëm pothuajse brenda natës.

Megjithëse Zarqaëi u vra në vitin 2006, ideologjia e tij krijoi një vorbull të sektarizmit të dhunshëm në vend që vazhdon edhe sot. Natyrisht, e gjithë kjo ndodhi përkundër sfondit të okupimit të udhëhequr nga SHBA, i cili prodhoi nivelet e veta të jashtëzakonshme të dhunës, duke lejuar që dhuna sektare të përparonte.

Lancet botoi një studim që tregoi se deri në vitin 2006 rreth 655,000 irakianë ishin vrarë si rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit. Këshilltari i atëhershëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Sir Roy Anderson, vlerësoi studimin si “të fuqishëm”, duke i dhënë edhe më shumë kredibilitet për gjetjet që tregojnë humbjet katastrofike të jetës të pësuar nga irakianët në tre vitet e para pas pushtimit.

Numri i të vdekurve deri tani shumë më i lartë se sa ishte shënuar në vitin 2006. Dhuna u përshpejtua dhe abuzimet e të drejtave të njeriut u përkeqësuan gjatë luftës civile sektare që pasoi pushtimin, duke vendosur themelet për përhapjen e shpejtë të ISIS-it në të gjithë vendin dhe pushtimin e saj të Mosul-it në vitin 2014.

Ndërkohë, mijëra irakianë u detyruan të lënë vendin e tyre për të kërkuar siguri në vende të tjera, ndërsa disa gjetën strehim në Siri, Jordani dhe Turqinë fqinjë, ndërsa të tjerët po hynin në Evropë, duke u vendosur në shuë shtete perëdimore.

Efekti global domino i pushtimit

Edhe pse regjimi shumëvjecar i Baath ra poshtë dhe Iraku u nënshtrua, pushtimi kishte një efekt më të gjerë.

Për shkak të ndikimit që Teherani kishte mbi Irakun, dhe Sadam Husseinit në vecanti, Bagdadi është përfshirë tani në konfliktin sirian. Iraku tani shërben si urë tokësore e ndërhyrjes së Iranit në Siri, ku autoritetet e saj po i mbrojnë mbështetësit e regjimit dhe ndihmojnë masakrën e civilëve në vende si Ghouta Lindore, ndërsa bota bën sehir.

Konflikti sirian ka bërë që miliona sirianë të ikin nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në vendet e Lindjes së Mesme dhe Evropiane. Grupet e ekstremit të djathtë në mbarë botën tani po përfitojnë nga frika e njerëzve për një fluks të refugjatëve dhe emigrantëve, dhe po fitojnë zgjedhjet duke pasur platforma ksenofobike. Ata kanë parë tashmë sukses zgjedhor në vende si Gjermania dhe Italia, Franca dhe Holanda.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka luftuar shumë për të ekzekutuar “ndalimin e hyrjes së myslimanëve në tokën amerikane”, duke treguar tendencat izoluese dhe raciste që janë materializuar pas traumave globale të luftës në Irak.

Në kushtet e politikës së jashtme, pas përpjekjes katastrofike të pasuksesshme për të “çliruar” Irakun, politikanët e lartë në të gjithë botën tani kanë një urrejtje ndaj “intervencionizmit”. Politikanët hezitojnë të veprojnë përballë abuzimeve me të drejtat e njeriut, shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe krimet kundër njerëzimit, për arsye se ata nuk duan të përsërisin gabimet që bënë gjatë të ashtuquajturit “çlirim” të Irakut.

Ky mentalitet i lindur nga debati i Irakut ka sjellë ndoshta mungesën e lidershipit moral në çështjet e krizës si Siria, që ka pasur pasojë miliona të zhvendosur dhe qindra mijëra të vrarë. Sot Presidenti sirian Bashar al-Assad dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë vazhdojnë të veprojnë pa u ndëshkuar ndërkohë që bota shikon.

Të gjitha këto zhvillime kanë një paraardhës të përbashkët – lufta në Irak. Lindja e Mesme është më e dhunshme dhe e paqëndrueshme sesa ka qenë ndonjëherë në kujtesën e gjallë.

Irani dhe Arabia Saudite tani janë të angazhuar në një luftë “proxy” të implikimeve të rënda rajonale që duket se nuk e ka fundin në horizont.

Shtetet e Bashkuara janë në tërheqje e sipër, pasi Rusia dhe Kina e duan veten në skenën botërore dhe bëjnë sfida të hapura ndaj ish fuqisë unipolare të botës. Dhe Evropa po lufton me ksenofobinë të lindur nga një krizë refugjatësh që kryesisht rezultoi nga dhuna në Lindjen e Mesme. E gjithë bota ka ndjerë efektet e luftës në Irak dhe pas një dekade e gjysmë të kaosit global dhe paqëndrueshmërisë, është e vështirë që pushtimi i Irakut të definohet ndryshe, pos se “Mëkati më i madh i shekullit XXI”.

Nga
Burimi: Al Jazeera

Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimin editorial të Mesazhi.com.